Ministrja Shekerinska u takua me njerëzit e parë të sindikatave në mbrojtje

Problemet me të cilat përballen, standardi më i mirë jetësor i të punsëuarve, përmirësimi i kushteve për punë, renovimi i objektve dhe motivimi i ushtarëve profesionistë. Këto kërkesa sot i ekspozuan njerëzit e parë të Sindikatave në takimin me minsitren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Siç kumtoi Minsitria e Mbrojtjes, në takim morën pjesë kryetari i Sindikatës për mbrojtje dhe siguri, Risto Ajtov, kryetari i Sindikatës së sektorit mbrojtës dhe të sigurisë, Oliver Stojanovski, kryetari i Sindikatës së pavarur për mbrojtjes, Vanço Isajov dhe kryetari i Sindikatës së pavarur të ushtarëve profesionsitë, Adnan Alitov.

“Qëllimi i tkaimit është të gjejmë zgjidhje për problemet të cilat janë të shumta dhe të vendosim prioritete. Për një pjesë të problemeve tashmë punojmë në zgjidhje, në pjesën e pajisjes për ushtarët dhe pagesën e disa të drejtave ligjore. jemi të hapur për bashkëpunim, politika për përmirësim të gjendjeve i cili mendohet nga kryesia, të arrijë deri tek secili ushtar”, theksoi Shekerinska.

Disa nga përfaqësuesit e Sindikatave, siç ceket në kumtesë, janë ankuar për politizim gjatë zgjedhjes së ushtarëve profesionsitë, gjatë pranimit të kadetëve në Akademinë ushtarake dhe të politizimit të përgjithshëm në punën e MM-së dhe në Armatë në periudhën e kaluar. Ministrja Shekerisnka theksoi se do të insistojë për punë profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button