Zëvendës kryeministri Osmani u takua me ambasadorin grek, Janakakis

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Greqisë, Dhimitris Janakakis.

Në takim, siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, zëvendëskryeministri Osmani shpjegoi Planin 3-6-9 e cila më parë në konferencën për shtyp për herë të parë iu prezantua opinionit.

Ai i paraqiti aktivitetet reformuese që planifikohen gjatë tre muajve të ardhshëm dhe i përcolli pritjet e Qeverisë për realizimin e heqjes së kushtëzimit dhe marrjen e rekomandimit të pastër nga ana e Komisionit Evropian.

Ai theksoi se kjo Qeveri, me aktivitetet e deritanishme dhe me këtë plan, tregon dhe do të tregojë se dëshiron ta kthejë vendin aty ku takon, në familjen Euro- atlantike. Osmani theksoi se pritja e gjatë përpara dyerve të Unionit a tërhoqi vendin pas dhe e çoi në krizë të thellë politike dhe institucionale, për këtë arsye më nuk guxojmë të bëjmë gabime.

“Ne medoemos duhet ta shfrytëzojmë këtë proces të mundësive që tani më hapet, këtë moment të ri të optimizmit të përgjithshëm, si në vend, ashtu edhe në vendet anëtare, prandaj është i rëndësishëm mbështetja juaj, si fqinj, miq dhe partner, për procesin euro- integrues të vendit tonë”, tha Osmani.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se promovimi i marrëdhënieve me vendet fqinje, si dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal, mbeten prioritet i Qeverisë. Ai theksoi se masat për ndërtimin e besimit mes dy vendeve janë hapa të rëndësishëm drejt promovimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, dhe theksoi përgatitje për përforcimin e së njëjtës dhe në mënyrë aktive pjesëmarrje në iniciativat relevante.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve ishte e rëndësisë së veçantë për ndalimin e fluksit të migrantëve në pjesën tjetër të BE-së është edhe një dëshmi se kur punojmë së bashku, rezultatet janë të evidente”, tha Osmani në këtë takim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button