Presidenti Turqisë do të vizitojë Gjermaninë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të vzitojë Gjermaninë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve G20, i cili do të mbahet në Hamburg, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë nga zyra e shtypit e Presidencës së Turqisë njoftohet se Erdoğani do të marrë pjesë në Samitin e 12-të të Liderëve G20, i cili do të organizohet në qytetin Hamburg në datat 7-8 korrik.

Në deklaratë thuhet se Samiti G20 është një mundësi e mirë për rishikimin e punës së bërë për rritjen e fuqishme, të qëndrueshme, të balancuar dhe gjithëpërfshirëse, të cilat janë ndër çështjet kryesore të axhendës globale.

Në deklaratë ku theksohet se diskutimi i temave si tregtia ndërkombëtare, zhvillimi, punësimi, shëndetësia, ndikimi ekonomik dhe social i digjitalizimit, ndryshimet klimatike, luftimi i terrorizmit dhe kriza e refugjatëve do ta rris rëndësinë e këtij samiti, thuhet se samiti po ashtu do të sjellë mundësinë e ndarjes së mendimeve të Turqisë nga presidenti Erdoğan për axhendën globale dhe rolit të samitit G20.

Po ashtu njoftohet se në kuadër të këtij samiti planifikohet që presidenti turk Erdoğan të zhvillojë takime me disa liderë dhe zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button