Publikohet foto konkursi “Rripi i gjelbër ballkanik”

Shoqata Ekologjike e Maqedonisë në bashkëpunim me Euronatur nga Gjermania e publikoi foto konkursin me temë “Rripi i gjelbër ballkanik”.

Në Maqedoni, Rripi i gjelbër i përfshin tre kufij shtetëror me Bullgarinë, Greqinë dhe Shqipërinë.

Konkursi ka tre kategori të ndryshme: “Të rinj nën 18 vjeç”, “Amatorë” dhe “Fotografë profesional”. Çdo fotografi duhet t’i përmbajë informatat në vijim: emër dhe mbiemër të fotografit, lokacioni i fotografisë, data dhe në cilën kategori garoni. Një person mund të dorëzojë të paktën 3 fotografi. Pjesëmarrja përfshin fotografi digjitale në ngjyrë, të dërguara në e-mail (jo të printuara, fotografi zi-e bardhë ose formate panorama). Fotografitë dërgohen në [email protected]  deri më 15 korrik të vitit 2017.

Për vendet e para në të gjithë kategoritë janë paraparë shpërblime. Për kategorinë të rinj-altoparlant  pa tel, për kategorinë amatorë-këmbalec dhe çantë për pajisje dhe për kategorinë fotografë profesionalë-vauçer me të holla. Fotografitë e shpërblyera do të publikohen në shtator të vitit 2017 në ueb faqen e Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, www.mes.org.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button