Më 24 korrik betohet presidenti i ri i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme më 24 korrik të këtij viti, ku do të betohet presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë, bëhet e ditur se kjo seancë do të zhvillohet më 24 korrik, ndërsa rendi i ditës parashikon vetëm betimin e presidentit të ri të vendit.

Ilir Meta, është zgjedhor në postin e presidentit të Shqipërisë në një seancë të posaçme të Kuvendit më 28 prill të këtij viti.

Ai do të marrë zyrtarisht detyrën ditën e betimit, kur edhe përfundon mandati pesëvjeçar i presidentit aktual Bujar Nishani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button