Turqia nuk ka qasje deri te baza e të dhënave të Interpolit

Interpoli e hoqi Turqinë nga baza e vet e të dhënave, pasi Ankaraja publikoi listë me emrat e 60.000 pjesëtarëve të dyshuar të lëvizjes së predikuesit Fetullah Gjylenit për të cilët gjurmon, publikon “Hyriet dejli njuz”.

Gazeta thekson se vendimi për ndalesën e qasjes së Turqisë deri te baza e të dhënave për personat për të cilët gjurmohet, është sjellë pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në korrik të vitit 2016.

Kjo ndodhi, pothuajse para një vit pasi Turqia e publikoi listën me emrat e personave të cilët kanë ikur jashtë vendit dhe janë të dyshuar për anëtarësim në organizatën e Gjylenit, e cila sipas Ankarasë është organizator i puçit.

“Me vendimin e Interpolit bllokohen numrat e pasaportave të gjylenistëve të dyshuar. Kështu të dyshuarit për grusht shtetin mund t’i shfrytëzojnë pasaportat e njëjta”, thekson “Hyriet dejli njuz”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button