Ji: SHBA-ja janë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

SHBA-ja nuk mbështet ndryshim të kufijve të Ballkanit, deklaroi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brajan Ji.

Ai konsideron se ndryshimi i kufijve nuk do të kontribuonte për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Kufijt e shteteve ballkanike janë definuar qartë, ndërkombëtarisht të njohura dhe nuk janë çështje të kontesteve. Ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do të kontribuonte për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, deklaroi Ji për gazetën greke “Katimerini”.

Ai u ka bërë thirrje politikanëve në rajon që të përmbahen nga retorika për “ndarje” dhe të fokusohen në reforma politike dhe ekonomike që janë të domosdoshme për integrimet euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button