NBA, Kevin Durant edhe dy vite në Golden State Warriors

 Basketbollisti i kampionit aktual amerikan të NBA ligës “Golden State Warriors” Kevin Durant ka vazhduar kontratën me klubin e Kalifornisë për edhe dy vite, në vlerë prej 53 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Durant, i cili vitin e kaluar kaloi në Golden State, u shpall si basketbollisti më i vlefshëm (MV) i finales së NBA-së, ku klubi në fjalë erdhi deri tek titulli i kampionit.

Siç raportuan mediat amerikane, sezonin e shkëlqyer të cilin e la pas vetes rezultoi me vazhdimin e kontratës për edhe dy vite në ekipin e Kalifornisë.

Me kontratën dy vjeçare në Golden State Warriors, Durant do të fitojë 53 milionë dollarë. Durant (28) gjatë karrierës së tij 10 vjeçare në NBA për çdo ndeshje ka një mesatare prej 27.2 pikëve dhe 7.2 kërcime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button