fbpx

Ja fituesit e ideve të gjelbra nga shoqata ARNO

Me 29 qershor, në Klubin e gazetarëve – Shkup, shoqata për inovacion social „ARNO“ shpalli tre fituesit e biznes ideve të gjelbërta për 2017: Zgjidhje softuerike për shitjen dhe dhurimin e ushqimit të pashitur nga objektet hotelierike – „Ushqim për të gjithë“ (Jane Zaevski), fillim i biznesit iluzionist për promovimin e ekologjisë dhe mbështetjen e personave të margjinaëizuar – „Eco Illusions“ (Kristian Shopov), prodhimi i supstrateve për prodhim organik të këpurdhave – „MaMaOrgana“ (Natalija Burgieva). Tre fituesit e garës nacionale fituan çmim-kupon me vlerë për shërbime konsultative, e dhuruar nga Asociacioni i çertifikuar për menaxhment dhe konsultim „МКА2000“ që është sponzor i sivjetshëm i garës në Maqedoni.

Në fund të muajit, idetë e gjelbërta fituese do të garohen në Mal të Zi, ku në nivel rajonal do luftojnë për çmimin prej 10.000 dollarëve. Në ngjarjen njëditore gjithsej dymbëdhjetë finalistë i prezentuan biznes idetë e gjelbërta para jurisë, dhe tre prej tyre u zgjodhën si ide fituese. Në finale, përveç ideve fituesve, garuan edhe idetë si vijojnë: 15m3 Digester për mbeturina organike (Petar Matoski; shoqata „BIVIUM“), Kopsht në pyll (Anela Stavrevska Panajotova), kultivimi i Stevia Reabudiana Bertoni (Aco Zdravevski), Çelës i gjelbërt për fëmijëri të sigurtë (Sashko Todorov; „Shoqata qytetare Ekovita“), Lavender Immortele Macedonia (Ljubomir Stojanovski; „IZ Ferma Sonceva Dolina“), TravelIMG (Ana Ristevska), Green Community (Dukagjin Turkeshi, Dritan Lleshi; 1$ for Dibra), Make Skopje Green Again (Marina Karatrajkova, Aleksandar Popovski) dhe Shtëpi eko-modulare (Vele Nelkovski; BN TERMO DOM Shkup). Idetë fituese në konkursin „Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta 2017“ i zgjodhi juria në përbërje të: Maja Anteska (Banka evropiane për zhvillim), Gabriela Micevska (Sviskontakt), Vlatko Danilov (Shoqata për konsultime menaxheriale MKA2000), Marta Mojsova („SPIN“-fituesja e vitit të kaluar) dhe Irina Janevska (ARNO). Në fazën e parë të vlerësimit, në juri morri pjesë dhe Fisnik Shabani (Konsalting për zhvillim strategjik).

Në konkurs gjithsej aplikuan 37 ide të gjelbërta për: kompostim organik, ndërtimin e eko ndërtimeve dhe eko-komplekse, ripërdorimi i tekstilit, kurse të gjelbërta për fëmijë, bujqësi urbane, shpikje dhe licenca për mbledhjen e mbeturinave në ujëra, ripërdorimin e naftës dhe ide tjera.

Shoqata për zhvillimin e opcioneve të reja. ARNO është organizatë për risi sociale të bazuara në peizazhin qytetar të Maqedonisë me një mision të veçantë për zhvillimin dhe zbatimin e inovacioneve sociale dhe promovimin e tipareve të reja dhe qasjes moderne teknologjike për të ndryshuar (lexo për të përmirësuar) shoqërinë. Në kuadër të misionit të saj, ARNO promovon dhe konceptin e ndërmarësisë sociale dhe njihet në publik nëpërmjet pilot-iniciativës „Часови за готвење”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button