Seanca e “Magjar Telekom”-it me Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin shtyhet për 5 shtator

Është shtyrë seanca e sotme në të cilën lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpartiaku i tij Musa Xhaferi e padisin ish- kundërzbuluesin Sllobodan Bogoevski për shpifje. Gjykimi është shtyrë për më 5 shtator. Sot në gjykatë si dëshmitar ishte ftuar noteri para të cilit Bogoevski e ka dhënë deklaratën në gjykatën amerikane.

Por edhe ai nuk dëshmoi për shkak se u thirr në fshehtësinë e procedurës për shkak se deklarata e Bogoevski është dhënë për nevojat e një gjykate tjetër. Ahmeti dhe Xhaferi nga Bogoevski kërkojnë 5.5 milion denarë për shkaktimin e stresit. Gjykata ende nuk mundet ta përcaktojë juridiksionin e lëndës, sepse pikërisht Bogoevski ishte një nga dëshmitarët kyç në rastin “Magjar Telekom”.

Ish Drejtorët e Magjar Telekom u morën vesh me gjykatën e qarkut në Nju Jork. Ata u ndëshkuan duke paguar gjoba dhe me ndalesë të kryerjes së veprimtarisë, për tu ndërprerë procedura kundër tyre. Ata ishin akuzuar se ju kanë dhënë ryshfet zyrtarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button