fbpx

Gjermania fitoi Kupën e Konfederatave

Gjermania ka triumfuar në Kupën e Konfederatave, duke mposhtur Kilin në finale, me rezultatin 0-1.

Ndonëse me shumë mungesa, ekipi i Low dhuroi një futboll të thjeshtë dhe shumë efikas në Rusi, duke merituar fitoren e kompeticionit.

Stindl kaloi gjermanët në avantazh, në minutën e 20 të pjesës së parë, pas një gabimi të mbrojtjes së Kilit.

Në minutat në vijim, të dy ekipet u përballën si të barabartë dhe arritën të krijojnë shumë mundësi shënimi, por pa arritur të ndryshojnë shifrat e rezultatit.

Në pjesën e dytë, faktor u bë edhe teknologjia VAR, duke ndërprerë ndeshjen në 2-3 raste, çka solli ulje të ritmit të lojës.

Më herët, Portugalia mposhti Meksikën me rezultatin 2-1, duke u renditur e treta në këtë kompeticion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button