Aksident i rëndë në Gjermani, digjet autobusi (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit një autobus u përplas me një kamion me rimorkio në zonën e Frankonisë së Sipërme në Gjermani. “Nuk mund të përjashtojmë që të 17 vetët që mungojnë nuk ia kanë dalë të largohen nga autobusi”, u shpreh një zëdhënëse e policisë. Autobusi u dogj tërësisht pas aksidentit.

Ende nuk dihet qartë, se ku ndodhen 17 persona, tha zëdhënësja e policisë. Në autobus udhëtonin 48 vetë. 31 prej tyre janë plagosur, mjaft syresh rëndë. Policia përpiqet të zbardhë në vendin e ngjarjes, se ku ndodhen pasagjerët e tjerë. Aksidenti ndodhi në autostradën A9 në Mynchberg.

“Jemi realistë po thë themi se në fundin e ditës do të mbajmë zi për disa viktima”, tha një tjetër zëdhënës për televizionin gjerman ntv. Ka vetëm një “shpresëz të vogël” që pasagjerët që mungojnë janë ndodhur jashtë autobusit në zonën e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button