Të shtëna me armë zjarri në mes të Tepelenës, dy të rinjtë në sherr pas debatit në Facebook

Një debat i nisur në rrjetin social Facebook, ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës ku protagonistë të ngjarjes kanë qenë dy të rinj, të cilët pas një debati në rrjetet sociale janë takuar dhe më pas konfliktuar fizikisht në zonën pranë ish- Shtëpisë së Oficerëve, transmeton Opinion.

Njëri prej të rinjve, që posedonte një armë zjarri ka qëlluar me të në ajër, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur identifikimin e njërit prej të rinjve, me inicialet A.B. Po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button