Ivanov në PBEJL: Nevojitet energji e re në bashkëpunimin rajonal

Bashkimi Evropian ta kthejë besimin dhe perspektivën për gjithë rajonin, por jo vetëm në mënyrë deklarative dhe vetëm me fjalë, por edhe me vepra, hapa dhe aksione konkrete, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-pjesëmarrëse, të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që po mbahet në Dubrovnik, Republika e Kroacisë.

“Nëse Bashkimi Evropian e cila është forca e vetme dhe më me ndikim mobilizuese dhe transformuese, nuk na bën ardhmërinë të prekshme dhe reale, nuk kam dilemë se ne do të kthehemi në të kaluarën dhe gjërat do të përkeqësohen. Paralelisht me këtë Proces duhet të jetë procesi i ndërtimit të besimit, solidaritet, bashkëpunim dhe mbështetje në EJL, në mënyrë bilaterale ose përmes mekanizmave rajonal të cilin e kemi, duke përfshirë edhe PBEJL. Nevojitet energji e re”, theksoi Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë në fjalimin e tij e theksoi edhe rastin me procesin eurointegrues të Maqedonisë si shembull tipik për qasje të deritanishme të gabueshme dhe të dëmshme, dhe kërkoi mbështetje më të madhe të ndërsjellë për integrim më të shpejtë në BE dhe NATO.

иванов самит дубровник

Shefi i shtetit potencoi se vendet e rajonit duhet ta kthejnë besimin e ndërsjellë, të kenë vullnet politik dhe bashkëpunim të sinqertë të mbështetur mbi projekte konkrete, me qëllim të ballafaqimin me sfidat reale dhe të drejtpërdrejt në rajon. “Na nevojitet kthim strategjik drejt vetes, drejt rajonit, në kushte të jostabilitetit global. Por, sërish rajoni ka nevojë për mbështetje nga BE-ja, këtë kthim strategjik ta bëjmë esencial dhe të qëndrueshëm. Të mos lejojmë që frika dhe mosbesimi të na vjedhin ardhmërinë dhe perspektivën”, tha presidenti i Maqedonisë.

Ai gjithashtu theksoi në projeksionet serioze dhe pritjet për valë të reja të emigrantëve nga vendet afrikane, për shkak të së cilëve është e mundur që rajoni të ballafaqohet me mungesa serioze të sigurisë, në qoftë se nuk rritet niveli i bashkëpunimit rajonal midis agjencive për zbulim dhe forcat e sigurisë.

Ivanov e potencoi edhe nevojën për projekte infrastrukturore dhe transportuese me qëllim të lidhjes më të mirë të rajonit dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

иванов самит дубровник

Samiti i PBEJL-së përfundoi me miratimin e deklaratës së përbashkët në të cilën liderët e rajonit e riafirmuan nevojën për thellim të bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Evropës Juglindore, në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të prosperitetit dhe stabilitetit të rajonit. Deklarata e përbashkët i përfshin angazhimet e vendeve lidhur me integrimin e plotë evropian dhe euroatlantik të rajonit, ballafaqim efikas me sfidat e sigurisë, avancim të bashkëpunimit ekonomik, rritjen dhe zhvillimin, si dhe nevojat nga bashkëpunimi parlamentar të shteteve-pjesëmarrëse.

“Jemi të bindur se integrimi evropian nuk do të jetë i plotë derisa të gjithë vendet e këtij rajoni nuk bëhen pjesë të Unionit. Mbajtja e momentimt të zgjerimit dhe përkushtimi i vazhdueshëm i reformave, është kyçe për kredibilitetin e politikës së zgjerimit”, qëndron në deklaratën e përbashkët të vendeve-pjesëmarrëse të PBEJL-së.

Lidhur me sfidat e sigurisë në deklaratë thuhet “Ne vendosëm t’i investojmë përpjekjet tona më të mira në ndërtimin e rrjetit të qëndrueshëm për bashkëpunim dhe këmbim të informatave me qëllim që në mënyrë efikase të luftojmë me kanosjet nga terrorizmi dhe radikalizmi në rajon”. Me qëllim të përgjigjes adekuate ndaj sfidave nga kriza e emigrantëve thuhet se nevojitet qasje e përbashkët, e mbështetur në bashkëpunim dhe dialog midis të gjithë pjesëmarrësve në PBEJL.

иванов-колинда

Presidenti Ivanov pasdite realizoi takim bilateral me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Në samitin e PBEJL-së marrin pjesë edhe presidenti slloven Borut Pahor, presidenti malazez Filip Vujanoviq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Me Samitin në Dubrovnik përfundon kryesimi kroat me PBEJL-në. Nga korriku i vitit 2017 kryesimin me iniciativën rajonale, i cili është rotues midis të gjithë vendeve-anëtare, e merr Republika e Sllovenisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button