fbpx

Modë, verë 2017. A dini gjithçka mbi flokët?

Stina e verës ka trokitur dhe nuk keni ende asnjë ide se çfarë ndryshimi do të bëni në look, apo jo? Dëshironi të bëni një ndryshim drastik, por edhe të ndiqni modën. Duhet të filloni me patjetër nga flokët! Zbulojmë gjithçka së bashku që nga gjatësia e deri tek ngjyrat, shkruan Bordo.al. 

Fillojmë më trendin më cool të vitit të fundit, flokët e shkurtër dhe fare të shkurtër. Të gjithë u çmendëm pas qethjes së Cara Delevigne. Koka e qethur vazhdon të jetë tendencë, së bashku me tatuazhet e shumëllojshëm në flokë.

Nuk jeni për prerje drastike? Atëherë flokët e kapura  do të jetë aleati juaj i kësaj vere, sidomos në periudhën më të nxehtë.

Jeni të fiksuar pas plazhit? Ju lumtë! Flokët me onde këtë verë janë të përshtatshme për çdo gjatësi!

Po ngjyra? Ngjyrat më në modë të verës nuk janë aspak ngjyrat natyrale, por ato që variojnë nga e akullta në tonalitete me ngjyra të çelëta.

E gjetët se çfarë bën për ju?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button