Janeva: Nuk punoj sipas emrave ose funksioneve, por sipas dëshmive

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot u mbajt konferenca e parë ndërkombëtare për drejtësi dhe shkenca sociale në temë “Reformat në drejtësi dhe praktikat anti-korruptuese. Sfidat, perspektivat dhe transferim i përvojave”.

Në konferencë mori pjesë edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth akuzave nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski të shprehura në konferencën e djeshme për shtyp, Janeva theksoi se ajo nuk punon sipas emrave ose funksioneve që disa njerëz i kanë, por se punon sipas dëshmive.

“Do të isha shumë e gëzuar nëse ata njerëz janë të pafajshëm dhe të tërhiqen të gjitha paditë kundër tyre. Nëse kushdo ka argumente se punoj kundër individëve ose të ngjashme publikisht duhet ta thotë këtë”, tha Janeva.

Në lidhje me rastin “Monstra”, Janeva tha se kanë kërkuar nga Prokuroria Publike disa lëndë për inspektim si “Sopoti”, “Magjar Telekom” dhe disa të tjera, por nuk i kanë marrë dhe prandaj nuk e kanë kërkuat as këtë rast.

“Për këtë duhet të kemi bashkëpunim dhe t’i marrim edhe lëndët e tjera, gjegjësisht dokumentet për ta pas çka në afat prej tetë ditëve do të shprehemi nëse e marrim lëndën ose jo. Ne jemi për bashkëpunim profesional me të gjitha institucionet”, tha Janeva.

Rreth pretendimeve se PSP-ja nuk ka parashtruar asnjë akuzë kundër anëtarëve të BDI-së, Janeva deklaroi se ata kanë disa procedura parahetimore për anëtarët e kësaj partie dhe se pengesa kryesore është gjuha sepse materialet që i kanë fillimisht duhet të dëgjohen nga ligjërues zyrtarë dhe të përkthehen dhe atëherë të dorëzohen deri te prokurorët e PSP-së që ata të vendosin çka më tutje. Kjo, siç tha, është është arsyeja kryesore pse iu duhet më shumë kohë në lidhje me lëndët e tjera.

Ajo nuk deshi t’i komentojë protestat në Shkup para Gjykatës themelore Shkupi 1, sepse tha se njerëzit që protestojnë nuk janë deklaruar pse protestojnë atje.

Në kuadër të konferencës së sotme në UEJL mori pjesë edhe profesoresha Besa Arifi. Ajo tha se askush nuk dëshiron të shkojë në burg vullnetarisht, si dhe ajo që në Maqedoni duhet të ndalojë praktika që funksionarët ta keqpërdorin funksionin dhe me këtë rast të mos mbajnë përgjegjësi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button