Izraeli sulm ajror në Siri

Si kundërpërgjigje ndaj gjuajtjes së pretenduar me artileri nga Siria në drejtim të Izraelit, forcat izraelite kanë goditur një bazë ushtarake të regjimit në Siri, njofton ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin me shkrim të ushtrisë së Izraelit, predha e gjuajtur në Siri për shkak të luftës civile, ka rënë gabimisht në veri të Lartësirave të Golanit që gjenden nën okupimin e Izraelit.

Në deklaratë më tej bëhet e ditur se forcat izraelite kanë qëlluar një bazë ushtarake të regjimit të Sirisë, prej ku pretendohet të jetë hedhur predha artilerike.

Ndryshe, ushtria izraelite javën e fundit ka ndërmarrë katër sulme ajrore në Siri si kundërpërgjigje ndaj raketave ose predhave artilerike që Izraeli pretendon të jenë lëshuar nga Siria.

Që prej fillimit të luftës civile në Siri në vitin 2011, Izraeli shpesh pohon se nga Siria dhe Lartësirat e Golanit hidhen raketa në drejtim të territorit të tij, dhe në këtë mënyrë ndërmerr sulme ndaj pozicioneve ushtarake të regjimit, forcave të Hezbollahut të mbështetura nga Irani dhe organizatave opozitare.

Qeveria izraelite në përgjithësi i shmanget konfirmimit të sulmeve të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button