fbpx

NPK “Saraj”: Kemi ngecje në mbledhjen e mbeturinave për shkak të Fitër Bajramit

Ndërmarrja Publike Komunale “Saraj”, dëshiron të sqarojë ngjarjen jo të hijshme, ku një banorë nga fshati Gërçec ka hedhur mbeturinat pranë hyrjes së Komunës së Sarajit.

“NPK “Saraj”, vonesat në mbledhjen mbeturinave, janë si rezultat i festës së Bajramit, ku kjo Ndërmarrje nuk ka punuar atë ditë, dhe në vazhdimësi ka ngecje një ditë në grumbullimin e mbeturinave në të gjitha vendbanimet”, thuhet në reagimin e NPK “Saraj”.

NPK ”Saraj”, gjithashtu ankohet se pagesa është shumë e ulët, ndërsa tereni për grumbullimin e mbeturinave është i gjerë, por  si[ thonë ata, punëtorët e kësaj ndërmarrje po punojnë intensivisht aq sa munden.

“Shpresojmë se veprimi i këtij banori të jetë spontanë dhe jo me ndonjë prapavijë tjetër, si nxitje apo inkurajim nga individ apo struktura politike. Duam të theksojmë se pagesa për grumbullimin e mbeturinave në vendbanimin Gërçec është shumë e ulët edhe atë 15 për qind, por edhe në nivel komunal është e ulët”, thuhet në reagimin e NPK “Saraj”.

LEXO: Një banor i revoltuar i hedh mbeturinat përpara Komunës së Sarajit (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button