Përkrahësit e VMRO-DPMNE-së përpara Gjykatës Penale “e mbrojnë” Gruevskin nga paraburgimi

Disa përkrahës të VMRO-DPMNE-së, edhe sot kanë dalë përpara Gjykatës Penale në Shkup, ku protestojnë kundër akuzave të reja të Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.mk.

Gjykata Penale, sot duhet të vendosë për kërkesat e PSP-së, për paraburgim të ish kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, por dhe funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Dje PSP deri te Gjykata ka dorëzuar 17 akuza kundër 94 personave fizik dhe 7 juridik. Ndaj kësaj VMRO-DPMNE ka reaguar duke theksuar se po bëhet fjalë për “proces politik” dhe jo të drejtësisë, ndërkaq mbrëmë rreth orës 11, ashtu sikur edhe sot, disa përkrahës të VMRO-DPMNE-së, dolën përpara Gjykatës Penale për të shprehur revoltën ndaj PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button