Kjo është gjëja e përbashkët që e provuan shumë këngëtare (Foto/Video)

Vajzat  janë të prirura të ndjekin trendet e fundit të  veshjeve apo modeleve të flokëve e për ti parë të gjitha këto mjafton ti ndjekësh në rrjete sociale.

Duket se risia e fundit e modeleve të flokëve është gërsheti shumë i gjatë.

Nuk mund të themi se është një trend i ri pasi e kemi parë dhe herë të tjera por ashtu siç e dimë të gjithë, vjen një moment që moda kthehet sërish në stilet e mëparshme. Në shumë nga klipet e publikuar së fundmi  apo fotot që këngëtaret kanë publikuar, shihet se ato i janë rikthyer dashurisë së vjetër, shkruan Blitz.al

Fillimisht gërshetin e gjatë e kemi parë tek Dafina Zeqiri, në bashkëpunimin e saj të parë me reperin Ledri Vula.  Në “Po t’pëlqen” Dafina shfaqet tejet energjike, seksi e padiskutim gjithçka plotësohet me hijeshinë e gërshetit të gjatë.


Tuna Sejdi ka qenë një tjetër këngëtare që gjithashtu gërshetin e gjatë e ka bërë për një videoklip. Këtë mund ta shihni në trailerin e këngës “MMV”, bashkëpunimin e saj me Getoar Selimin.


Beatrix Ramosaj publikoi pak ditë më parë  klipin “Pa ndjenjë” në të cilin shfaqej më seksi se kurrë më parë. Mund të themi se i kishte lënë pak vend imagjinatës, por gjithsesi gjithçka në klipin e saj ishte menduar deri në detaje. Në këtë klip Trixa kishte thurrur një gërshetë shumë të gjatë i cili padiskutim shkonte shumë me veshjen.


Soni Malaj pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj të titulluar “Loca”. Në të ajo shfaqet si gjithnjë seksi, e kuruar deri në detaje por padiskutim një nga gjërat që bie më shumë në sy në këtë klip ekzotik është gërsheti i gjatë i Sonit.


Eni Koçi është një nga personashet më aktiv në rrjete sociale e një nga postimet e saj të fundit është fotoja me flokët e thurrur në nëj gërshetë të gjatë.

Ronela Hajati nuk e publikoi asnjëherë videoklipin e këngës “Tiger” ama të gjithëve na prezantoi me versionin audio të saj dhe look-un e saj në klip. Këngëtarja me stilin e saj unik të flokëve në ngjyrën jeshile dhe blu në atë kohë, kishte thurrur një gërshetë të gjatë  edhe pse ne mundëm ta shihnim  vetëm në postimet  e Instagram-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button