Liria e kreut të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në duart e Gjykatës

Gjykatësit nga këshillat penal nga Gjykata themelore Shkup 1 vendosin rreth aktakuzave dhe kërkesave për përcaktim të masave për kujdes dhe masës për paraburgim për rastet e Prokurorisë speciale publike që dje u pranuan në Gjykatë.

Gjykata penale informoi se lëndët nën titullin “Total”, “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” përmes vendosjes automatike janë ndarë në punë për vlerësim të aktakuzës tek gjykatësja Monika Bahçovanovska.

LEXO: Paditë e speciales shpërndahet të gjykatësit e afërt me VMRO-në

Lëndët që janë në kompetencë të Sektorit për krim të organizuar gjithashtu përmes vendosjes automatike janë ndarë tek disa gjykatës.

Te gjykatësja Lidija Petrovska është vendosur lënda “Tarif”, tek gjykatësi Goran Boshevski lëndët “Trezor” dhe “Tenk”, tek gjykatësja Verka Petkovska lënda “Titanik-2”, tek gjykatësja Lenka Davitkovska lënda “Toplik”, tek gjykatësi Ivica Stefanovski lënda “Tenderët” dhe tek gjykatësja Tatjana Mihajllova lëndët “TNT” dhe “Trajektorja”.

Prokuroria speciale publike dje parashtroi 17 aktakuza për 18 lëndë kundër gjithasej 94 personave fizik dhe shtatë personave juridik. Kërkohet masë paraburgimi për 18 persona dhe masë kujdesi për 47 persona.

LEXO: DOSIE: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

LEXO: Janeva kërkon paraburgim edhe për Ejup Halimin dhe Ismet Gurin

LEXO: Gruevskit i kanoset dënim maksimal me burg prej 22 viteve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button