Tramp në Tuiter ofendoi dy TV drejtues të njohur amerikanë

Presidenti amerikan Donald Tramp përmes Tuiterit ashpër e sulmoi njërën prej drejtuesve udhëheqëse televizive të SHBA-së, Mika Bzhezhinski dhe partnerin e saj në program, Xho Skarboro.

Për Bzhezhinski, e cila e udhëheq programin e mëngjesit në Em-Es-En-Bi-Si, presidenti i SHBA-së pohon se ka pasur “operacion të pasuksesshëm plastik”, ndërsa për Skarboro se “njeriu është psiko”.

Tramp thotë se Bzhezhinski ka qenë “tërësisht pa gjak dhe e përgjakur nga fejs-liftingu”, derisa me Skarboron kanë qëndruar në terrenin e tij për golf Mar-s-Lago, që gjendet në Floridë.

“Dëgjova se në programin e ranguar ulët të mëngesit ‘Nël mëngjes me Xho’ flasin keq për mua. Mos e shikoni më këtë program”, ka shkruar Tramp, duke i diskualifikuar Bzhezhenskin se si gazetare ka “përqindje të ulët të intelegjencës”.

Dy udhëheqësit në opinionin amerikan janë të njohur si sparing partnerë në golf të Trampit, por edhe si persona të cilët në kohë të fundit ashpër e kritikojnë.

Bzhezhinski paradokohe vlerësoi se “Tramp po zhvillon diktaturë”, ndërsa partneri i saj deklaroi se ai është “president i rremë”.

Mika Bzhezhinski është vajza e këshilltarit të ish presidentëve demokratë amerikane Xhimi Karter dhe Lindon Xhonson, Zbignjev Bzhezhinski, ndërsa Xho Skarboro është ish kongresmen republikan amerikan.

Ata janë fejuar dhe deri para një muaji mediat në SHBA pohonin se Tramp do të jetë kumbar në darsëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button