Lika – Garet: Të rikthejmë shpresën e qytetarëve në besim ndaj institucioneve shtetërore

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, Hazbi Lika, sot u takua me ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Çarls Garet.

Në këtë takim të parë, u bisedua për shumë çështje të rëndësishme, ndër to edhe për perspektivën e përgjithshme të Maqedonisë rreth integrimeve (NATO dhe BE), raportet ndërfqinjësore të Maqedonisë me shtetet e rajonit dhe për perspektivat e përbashkëta të tyre.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan lartë klimën pozitive të qeverisë në harmonizimin dhe hartimin e strategjive dhe platformave të përbashkëta, si dhe adaptimi i përvojave britanike në rrugëtimin e Maqedonisë drejt progresit. U vlerësua nevoja e krijimit të kushteve më të mira për jetë për qytetarët si dhe ndërmarrja e masave për rimëkëmbjen dhe përforcimin e sektorit privat.

Zëvendëskryeministri Lika dhe ambasadori Garet konstatuan se është interes publik sjellja sa më e shpejtë e ligjit për gjuhët, pasi që do të ndikojë pozitivisht në afrimin e qytetarëve me institucionet shtetërore. Ndërkohë bashkëbiseduesit biseduan edhe për çështje teknike rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Së fundmi, zëvendëskryeministri Lika dhe ambasadori Garet, konstatuan se avancimi i zbatimit të shtyllave për kohezionin social mes komuniteteve, do të jetë në favor të integrimit të shtetit në sferën ekonomike, me çka do arrihet një standard më i lartë i jetesës dhe do krijojë mundësi më të mëdha për anëtarësim në BE dhe NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button