Lika – Kobler: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është obligim shtetëror

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik Hazbi Lika, sot realizoi takim me ambasadoren e Austrisë në vend, Renate Kobler.

Në kumtesën nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit thuhet se fokus i kësaj bisede midis bashkëbiseduesve kanë qenë struktura e re qeveritare dhe prioritetet që parashikon kjo qeverisje

“Respektimi i normave që dalin nga Marrëveshja e Ohrit duhet të jetë prioritet edhe i palës maqedonase, meqë mosrespektimi i këtij dokumenti paqësor rezulton drejtpërdrejt në moszbatimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, theksoi zëvendëskryeministri Lika.

Vullneti pozitiv i këtij koalicioni, shtoi ai, duhet të shfrytëzohet maksimalisht për të realizuar çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, e cila është prioritet i joni. Miratimi i ligjit të gjuhës dhe implementimi i detyrueshëm i tij, do të jetë në favor të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadorja Kobler ka theksuar se Austria do të vazhdojë të jetë mbështetëse e denjë e komunitetit shqiptar dhe Republikës së Maqedonisë. Ambasadorja austriake ka thënë se po punohet vazhdimisht në sferën e tërheqjes së investimeve austriake në Maqedoni, me qëllim që të arrihet një rimëkëmbje me stabile ekonomike, si dhe në mbështetjen e tyre për anëtarësim të shtetit sa më të shpejtë në strukturat euro-atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button