Anulohet seanca për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu në Kumanovë

Për shkak të obligimeve të punës të njërit prej avokatëve, sot në Gjykatën Themelore të Kumanovës u anulua seanca kundër 31 vjeçarit Boban Iliq, të cilin Prokuroria e ngarkon se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka mbytur, Almir Aliun katërvjeçar, pas një zënke verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.

Në seancën e sotme me kërkesë të avokatit të Iliqit, duhej të merret në pyetje Boban Iliq, por për shkak të obligimeve të punës së avokatit të të akuzuarit të dytë, të tretë dhe të katërt, seanca është anuluar për më datën 25 të muajit të ardhshëm. Në të njëjtin rast kundër babait të fëmijës, Sedat Aliu dhe dy familjarëve të tij Sami Demiri dhe Abdulla Aliu është shtruar aktakuzë për vepër penale “dhunë”.

I akuzuari ngarkohet se më 25 qershor të vitit të kaluar ka shtypur me makinë Almirin në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë pas një zënke banale me babain e Almirit për radhë në shtëpinë e shëndetit, me ç’rast pas një jave, për shkak të lëndimeve të marra, fëmija katërvjeçar u është nënshtruar plagëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button