Elsner: Telekom bashkëpunon me PSP

Drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, Andreas Elsner sot deklaroi se kanë pasur takime me Prokurorinë Speciale Publike dhe se janë duke bërë gjithçka që është në mundësinë e tyre për rritjen e bashkëpunimit.

“Mund t’ju bind se si kompani e Dojçe Telekomit e cila i zbaton politikat e Dojçe Telekomit dhe Magjar Telekomit dhe ligjet në vend po bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me autoritetet në vend. Patëm takime me Prokurorinë publike gjegjësisht me PSP-në dhe bëjmë gjithçka që ta rrisim bashkëpunimin pasi që interesi ynë është thjeshtë afarist. Filluam këtë vit dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në drejtim të njëjtë”, deklaroi Elsner duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp të kompanisë.

Telekomi i Maqedonisë siç publikoi Elsner e avancoi rrjetin 4G me teknologji të re dhe e shënoi shpejtësinë më të madhe të rrjetit celular në Maqedoni prej mbi 300 Mbp/s.

“Ky është rezultat i avancimit të rrjetit 4G me teknologjinë e re, por është vetëm një hap përpara qëllimit tonë. Në tre vitet e ardhshme me investime prej mbi 60 milionë euro planifikojmë ta ndërtojmë rrjetin e së ardhmes – Giganet, i cili jo vetëm se do të mundësojë shpejtësi të mëdha të internetit, por edhe tërësisht do ta ndryshojë mënyrën me të cilën komunikojmë”, tha Elsener.

Siç paralajmëroi, TM filloi ta implementojë teknologjinë e re dhe pritet abonuesit nga komuna Qendër e Shkupit kësaj vjeshte të jenë të parët në rajon që do të shfrytëzojnë shpejtësi të tilla. Nga viti i ardhshëm, kjo teknologji do të jetë në dispozicion edhe në qytetet e tjera më të mëdha në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button