Ministri Duraku u takua me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoni

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku sot pati takim pune me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton.

“Në takim, edhe një herë u konfirmua bashkëpunimi i mirë që Ministria e ka me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë e cila viteve të kaluara pasoi me  rezultate të dukshme”, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sipas ministrit Duraku, në agjencitë e KB-së shikon partner strategjik në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Veçanërisht ishte theksuar bashkëpunimi i mirë i realizuar në fushën e mbrojtjes të rrjedhave të lumenjve dhe liqeneve, në përballjen me rreziqe nga katastrofat, në përballje me ndryshimet klimatike edhe në pjesën e mbrojtjes dhe menaxhim më i mirë me resurset natyrore.

Nga takimi, si qëndrim i përbashkët doli se bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe të thellohet në periudhën e ardhshme, kumtoi MMJPH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button