fbpx

Zyrtare/ Numërimi përfundoi. PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

Për herë të parë në Shqipëri, vetëm 47 orë pas zgjedhjeve të 25 qershorit ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë Shqipërinë, duke shpallur edhe rezultatin, transmeton mapo.al. 

Kryetari i KQZ, Klement Zguri në një deklaratë për mediat tha se ka përfunduar zyrtarisht numërimi. Ai tha se sipas rezultatit paraprak PD merr 74 mandate, PD, 43, LSI 19, PDIU 3, dhe PSD 1 deputet.

Në këto zgjedhje në Shqipëri kanë marrë pjesë në zgjedhje 1 613 087 zgjedhës, ose 46.72% të numrit të përgjithshëm.

Në rang kombëtar, rezultati paraprak i zgjedhjeve, e ritheksoj paraprak, i mbëritur në KQZ në mënyrë elektornike përmbanë këto shifra. Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme ka qenë 1 580 778. Votat janë ndarë sipas subjekteve elektorale si vijon:

PS 763 999 vota ose 48.33 % të numrit të votave vlefshme, e kthyer në 74 mandate

PD 455 481 vota ose 28.81%, mandate 43

LSI 225 678 vota ose 14.28%, mandate 19

PDIU 75 938 vota ose 4.8 %, mandate 3

PSD 14 988 vota ose 0.95 %, mandate 1

Të gjitha partitë e tjera kanë marrë në totalin e tyre 44 661 vota ose 2.8% të votave të vlefshme.’-tha Zguri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button