Sevilla dëshiron djalin e Simeone-s, në garë edhe Milani

Sevillia kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e Giovanni Simeone.

Futbollisti i Genoa-s dhe njëkohësisht i biri, i teknikut të Atletico Madrid, Diego Simeone, sezonin e ardhshëm mund të transferohet tek Sevilla.

Andaluzianët kërkojnë të përforcojnë vijën e parë të sulmit dhe emri i Giovani Simeone, shihet si një investim frutdhënës.

23-vjeçari këtë sezon ka arritur të realizojë 13 gola në 36 ndeshje dhe pas paraqitjeve të mira me Genoa-n klubet italiane me në krye Milanin u hodhën në sulm për ta rrëmbyer atë, por duket se e ardhmja e talentit argjentinas do të jetë në Spanjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button