Gjashtë të vdekur nga mbytja e anijes turistike në Kolumbi (VIDEO)

Së paku gjashtë njerëz kanë vdekur pasi një anije pasagjerësh është fundosur në veriperëndim të Kolumbisë, shkruan REL.

Autoritetet thanë se 133 njerëz janë shpëtuar, porse 16 vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Anija Almirante u mbyt pranë qytetit turistik Guatape. Disa të mbijetuar u ankuan se nuk u janë dhënë xhaketa shpëtimi.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, shkoi në vendin e ngjarjes për të vlerësuar personalisht situatën.

Guatape është një qytet i njohur për sportet ujore dhe aktivitetet rekreative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button