fbpx

Incidenti në Newcastle, dëshmitarët thonë se makina humbi kontrollin

Pas ngjarjes në Newcastle të Britanisë ku një automjet përplasi disa muslimanë që ishin mbledhur me rastin e festës së Fitër Bajramit, dëshmitarët okularë kanë deklaruar se automjeti kishte dalë nga parkingu dhe kishte humbur kontrollin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratat e dëshmitarëve okularë që janë transmetuar në mediat e vendit, thuhet se automjeti që përplasi disa muslimanë të tubuar para Qendrës Sportive Westgate në qytet për të uruar festën e Bajramit kishte dalur nga parkingu në cep të rrugës.

Dëshmitarët thonë se shoferja e automjetit që ishte në shpejtësi të madhe ka humbur kontrollin gjatë daljes nga parkingu dhe ka goditur turmën në trotuar.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, policia menjëherë ka arrestuar shoferen 42 vjeçare në vendin e ngjarjes si masë parandaluese.

Nga ana tjetër, policia Northumbria, e cila është përgjegjëse për sigurinë në rajonin e Newcastle, përmes një deklarate ka njoftuar se shumë policë janë mobilizuar për sigurinë e qytetarëve të rajonit dhe se pos shoferes së arrestuar nuk kërkohet ndonjë i dyshuar tjetër.

Ndërkaq, në deklaratën e mëparshme nga policia Northumbria u njoftua ngjarja ka ndodhur në orën 09:14 sipas kohës lokale kur një automjet goditi disa këmbësorë që ndodheshin para Qendrës Sportive Westgate, ku si pasojë janë transferuar në spital gjashtë persona, prej të cilëve tre fëmijë.

Nga policia thanë se besojnë që incidenti “nuk ka lidhje me terrorizmin”, ndërkohë që vazhdon marrja në pyetje e një gruaje 42 vjeçare e cila është arrestuar.

Theksohet se qendrën sportive ku ka ndodhur ngjarja shumë muslimanë britanikë po merrnin pjesë në një aktivitet me rastin e Fitër Bajramit. Po ashtu, thuhet se këmbësorët e goditur në trotuar janë muslimanë të cilët morën pjesë në aktivitet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button