Plane për të shkuar në plazh? Ja të mirat e rrezeve të diellit

Çfarë duhet të dimë që dielli të mbetet një kënaqësi…

Në stinën e verës rriten temperaturat, rritet dëshira dhe mundësia për të përfituar nga të mirat e kësaj stine, por njëkohësisht rritet edhe
rreziku për disa situata që ndikojnë në shëndetin tonë dhe të fëmijëve. Nëse përdoret me zgjuarsi, pra ashtu siç duhet dhe aq sa duhet,
apo nëse ekspozimi në diell është i ekuilibruar, Dielli nuk është armik i shëndetit.
Të mirat e rrezeve të diellit
Të gjithë ne përfitojmë nga dielli dhe i dimë të mirat e tij. Dielli bën të ndihesh mirë, me humor, ndihmon në prodhimin e vitaminës D, etj.

Ekspozimi në diell në masën e duhur është i domosdoshëm për shëndetin. Vitamina D, e cila prodhohet në lëkurë nëpërmjet ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë B (UVB), rregullon nivelin e kalciumit në gjak dhe është e nevojshme për shëndetin e kockave dhe muskujve. Gjithashtu, për shëndetin e fëmijës dhe për të parandaluar rakitin, janë të mjaftueshme sasi të vogla të rrezeve UV.
Rrezet ultravjollcë mund të përdoren edhe si mjekim.

Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë këshillohet për disa sëmundjeve të lëkurës si
dermatitis atopik, psoriaza, puçrrat e adoleshencës, etj.; kërkohet gjithnjë këshillimi me mjekun, sepse ai përcakton kohën e ekspozimit në diell etj./ Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button