Jennifer Lopez iu përgjigjet komenteve për modifikimin e fotos së saj

Pak ditë më parë Jennifer Lopez postoi një foto të muskujve të barkut, megjithatë disa nga ndjekësit nuk e kanë besuar që ato muskuj ishin të vërtetë dhe e kanë akuzuar që e ka modifikuar foton.

Në fakt në një pjesë të fotos duket një njollë e ngjashme me ato që krijohen nga ndërhyrjet amatore në imazhe. Ajo njollë ka nxitur disa prej komentuesëve të mendojnë që trupi i këngëtares nuk është aq në formë saç duket.

J.Lo iu është përgjigjur duke sqaruar çfarë është ajo shenjë e mjegullt, duke i lënë më pas në prirjet e tyre.

“Omg…thjesht një njollë në pasqyrë…lol…nuk ka photoshop,” është përgjigjur ajo. Dhe pastaj ka shtuar hashtagët që vlejnë për shumë raste “#lordblessthehaters #gymrat #youshouldtryit”#wishtherewasphotoshopforhate”.

Besoni më shumë te palestra!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button