fbpx

Vizitoi parkun Disneyland 2.000 ditë me radhë

Nëse Disneyland quhet “vendi më i lumtur në botë”, atëherë Jeff Reitz nga Huntignton Beach mund të lavdërohet se është njeriu më i lumtur në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me fjalë tjera, Reitz të enjten vizitoi Disneyland Resort në Anaheim për 2.000 ditë me radhë.

Ai tregoi se për herë të parë e vizitoi parkun argëtues me ish-të dashurën e tij më 1 janar të vitit 2012, kur që të dy ishin të papunës dhe dëshironin të ishim optimistë.

Madje edhe kur u punësua, e më pas ndërpreu lidhjen me vajzën, Reitz vazhdoi për çdo ditë të vizitojë Disneyland. Në park është njohur me personalitete të njohura, u shoqërua me të punësuarit në park dhe vizitoi çdo restorant.

Udhëtim i tij i preferuar është Matterhorn Bobsleds. Reitz nuk e di kur do të ndërpres ardhjen e përditshme në Disneyland, por është i sigurtë se nuk do ta bëjë deri në janar të vitit të ardhshëm, kur i skadon bileta vjetore të cilën e posedon.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button