Skënderbeut i merret titulli shkaku i kurdisjes së ndeshjeve

Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka shpallur fajtor Skënderbeun për kurdisje të rezultateve gjatë sezonit 2015-16.

FSHF-ja ka marrë vendim që t’ia heq titullin e fituar gjatë atij sezoni dhe t’ia zbres 12 pikë nga klasifikimi për sezonin 2016/17.

Përveç këtyre dënimeve, Skënderbeu është dënuar edhe me 2 milionë lekë gjobë.

Vendimi i plotë:

Ne bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Neneve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI:

Deklarimin fajtor të Klubit Sportiv Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016;

Heqjen e Titullit “Kampion” për sezonin 2015-2016;

Dënimin e KS Skënderbeu me gjobë në masën 2.000.000 (dy milion) lekë;

Dënimin e KS Skënderbeu me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017;

Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button