fbpx

OKB: Rreth 5 për qind e popullatës botërore përdorues droge

Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara (OKB) thuhet se rreth pesë për qind e popullsisë së botës janë përdorues të drogë të paktën një herë në vitin e fundit, dhe se gati 30 milionë njerëz janë të varur nga droga deri në pikën që kanë nevojë për trajtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti vjetor i Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC), i cili është publikuar të enjten, thekson se në SHBA çdo vit rreth 25 për qind e vdekjeve janë të lidhura me drogën. Më tej shtohet se shkalla e vdekshmërisë vazhdon të rritet dhe se në vitin 2015 ka arritur në mbi 52,000.

Popullsia e botës është vlerësuar në rreth shtatë miliardë njerëz.

Raporti i fundit i UNODC-së thotë se rreth 12 milion njerëz në mbarë botën marrin drogë përmes injeksionit, 1.6 milion njerëz janë me HIV dhe 6.1 milion me hepatitin C.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button