fbpx

Ishte milioner, tani jeton i vetmuar në një ishull (VIDEO)

Ish milioneri, David Glasheen (73), i cili ka kaluar 20 vjet në një ishull të shkretë, pohon se ndihet i lumtur që nuk ka kujdes nëse do ta sulmojnë terroristët, shkruan “The Sun” britanik, transmeton Koha.net.

Glasheen ishte vendosur në ishullin Restoration në veri të Australisë në maj të vitit 1997, pasi më 1987 pësoi rënie të mëdha në bursë. Tani ish-pronari i kompanisë për nxjerrje ari dhe patundshmëri, i cili në kulmin fuqisë financiare peshonte 22 milionë pandë, tani jeton i vetmuar në një kolibe në plazhin e ishullit bashkë me qenin e tij besnik, Poli.

Pavarësisht mungesave së qasjes energjisë elektrike dhe kufizimeve për ujë të freskët, si dhe të luftës me kafshë vdekjeprurëse, Glasheen pohon se në ishull ndihet i sigurt.

Glasheen shton se askund nuk do të jetonte më me qejf se në “parajsën e vet në tokë”

“Dëshiroj të vdes këtu, ku tjetër? Kjo është parajsa ime në Tokë. Kur kam ardhur këtu kisha mundime nga paratë – paratë janë ato që i mundojnë njerëzit, ndërsa edhe bashkëshortësia ime është shkatërruar”, ka deklaruar ai, transmeton Koha.net.

kur jeni vetëm atëherë ju mungojnë bisedimet e urta dhe kontaktet fizike me njerëz të tjerë. Do të doja të kisha një partnere që do të dëshironte të jetonte me mua ose disa gra që do të më vizitonin disa herë në vit, thotë ai.

Gjatë viteve atë e kanë vizituar turistë, shtegtarë botërorë dhe personalitete të njohura Russell Crowe. Tani atë mesatarisht e vizitojnë nga 12 veta ne vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button