Londër: Bashkëshorti i Mbretëreshës u pranua në spital

Princi Philip, bashkëshort i Mbretëreshes Elizabeth II, është pranuar në spital për shkak të infekcionit, ka njoftuar sot Pallati Mbretëror.

Princi Philip, i njohur edhe si Duka i Edinburgut, është pranuar mbrëmë në një spital, si masë parandaluese dhe ka disponim të mirë, ka njoftuar Pallati Mbretëror, transmeton REL. 

Phlip, 96 vjeçar, aktualisht pat thënë se tërhiqet nga ngjarjet publike.

Në të kaluarën ai ka pasur probleme me sëmundje të zemrës.

Pranimi i tij në spital do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë gjatë fjalimit të sotëm të Mbretëreshës, në të cilin ajo e ka paraqitur agjendën legjislative të qeverisë.

Në vend të babait të tij, në këtë fjalim ishte i pranishëm, Princi Charles, trashëgimtar i fronit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button