KQZ fillon të publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë (Dokument)

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve (FRK).

Sipas KQZ-së, kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në vendvotim, më 11 qershor, shkruan Telegrafi.

“Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta  dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”, njofton KQZ.

“Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi  në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe  FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Publikimet e deritanishme të rezultateve mund t’i gjeni KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button