Maqedoni, ja kush e zuri vendin e Mijallkovit në DSK dhe Çavkovit në BSP

Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë ka zgjedhur drejtorët e rinj të Drejtorisë për Siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BSP). Në DSK u zgjodh Goran Nikollovski ndërsa Laze Velkovski u vëndos në në krye të BSP-së.

Popozimi për këta dy persona erdhi nga ministri i MPB-së, Oliver Spasovki.

“Kam sjellë vendim dhe të njëjtin do ta dorëzojë në seancën e Qeverisë kur të mendoj se duhet të zgjidhen”, tha Spasovski.

Goran Nikolovski është një profesionist në radhët e policisë, në shërbim prej shumë vitesh pranë policisë së shtetit. Ai është nxenesi i Verushevskit.  Ky i fundit e për here te pare e emëroi shef te Sigurimit te Karposhit.

Përpara emërimit të drejtorëve të rinj, Qeveria shkarkoi drejtorin e DSK-së, Vlladimir Atanasovski dhe drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov.

Qeveria po ashtu gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë vendosi të emërojë në krye të Drejtorisë për të Ardhuar Publike (DAP), Sanja Llukarevskën dhe Zoran Atanasovin drejtor në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

 

Lazo Velkovski
Lazo Vellkovsk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button