Sheqerinska-Jazbac: Kontaktet intensive, tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera mes Maqedonisë dhe Sllovenisë

Maqedonia dhe Sllovenia kanë punë afatgjate intensive në të gjitha sferat, përfshirë edhe mbrojtjen dhe ky bashkëpunim duhet të vazhdojë të zhvillohet, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale të bazuara në partneritet dhe mbështetje. Këtë e kanë konkluduar në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Radmilla Sheqerinska dhe ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbac.

Ministrja Sheqerinska, siç kumtoi kabineti i saj, u përqendrua në qëllimin strategjik kyç të Republikës së Maqedonisë – anëtarësimin në NATO-Aleancën. Ajo theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar në intervenimet urgjente reformuese të cilat do ta përshpejtojnë integrimin në këtë organizatë sigurie. Sheqerinska ka shprehur kënaqësinë që në Maqedoni, dy prej pozitat kyçe të BE-së dhe NATO-s. ambasadori Zhbogar dhe shefi i Zyrës për lidhje e Aleancës,  kapiteni i marinës Barton vjen nga Sllovenia.

“Sllovenia në proceset integruese gjithmonë ka qëndruar pranë Maqedonisë”, duke na nxitur në aktivitete, dhe për këtë jemi falënderues”, ka theksuar Sheqerinska.

Ministrja ka theksuar se bashkëpunimi deritanishëm i afërt dhe koordimin lidhur me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, posaçërisht në kohë kur kriza migruse, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori Jazbac e ka konfirmuar mbështetjen pa rezervë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe ka shprehur gatishmërinë takimet intensive dhe kontaktet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Maqedonia dhe Sllovenia në sferën e mbrojtjes bashkëpunojnë nga viti 1994.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button