Osmani e fillon me barazim te Shkëndija

Skuadra e Shkëndijës ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në përgatitjet që po zhvillon në Slloveni, njëherit ky ishte edhe debutim i trajnerit Qatip Osmani, që nga momenti kur e mori udhëheqjen e klubit kuqezi. Tetovarët në këtë ndeshje ishin me mungesa të mëdha, pasi numër i konsiderueshëm i futbollistëve janë me angazhime në përfaqësueset e Maqedonisë. Ferhan Hasani e Besafrt Ibraimi ekipit do ti bashkohen me 14 qershor, ndërsa Radeski, Bejtullai dhe Murati janë me U21 në Kampionatin Evropian. Ndeshjen e parë kontrolluese Shkëndija e luajti kundër skuadrës austriake Bad Radkersburg. Austriakët në minutën e 52-të shfrytëzuan një kundërsulm, duke realizuar për 1:0 me anë të Denis Zilavec.

Por Shkëndija rikthehet shpejt, vetëm dy minuta më vonë Junior asiston drejt Shefit, ndërsa sulmuesi i ri sjell përfundim të bukur për barazim 1:1. Deri në fund trajneri Osmani inkuadroi gjithë futbollistët që kishte në bankën rezerve, por rezultati në fund mbeti 1:1. Shkëndija kontrolluesen e radhës do ta luajë me 17 qershor kundër kroatëve të Inter Zapreshiq, ndërsa më 20 qershor pason testi gjeneral me kampionin e Sllovenisë, Mariborin. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button