Nesër ndërprerje e qarkullimit nga Ura e Mullisit deri në Kosovrast të Poshtëm
Qarkullimi në rrugën Mavrovë-Dibër në pjesën e Urës së Mullisit deri te fshati Kosovrast i Poshtëm nesër pasdite nga ora 13 deri në 17 do të jetë i ndërprerë në dy drejtimet.
Ndërprerja e qarkullimit është për shkak të asfaltimit të asaj pjese të rrugës, kumtoi Qendra dispeçere e Ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”.