Milevski: Udhëtojnë për Poloni që të shijojnë futbollin

Reprezentacioni i Maqedonisë deri në 21 vjet, do të udhëtojë për në Kampionatin Evropian të futbollit që nikoqire është Polonia, ndërsa seleksionuesi Bllagoja Milevski ka organizuar sot konferencë shtypi para udhëtimit për në Gdanjsk.

Për herë të parë në histori, një ekip e futbollit të Maqedonisë do të luajë në fazën finale të Kampionatit Evropian, e që ndeshjet e grupeve do të fillojnë nga 17 deri me 23 korrik. Seleksionuesi Milevski ka thënë se udhëtojnë për në Poloni që të shijojnë futbollin dhe të sfidohen me kundërshtarët tjerë, për rezultate sa më të mirë.

“Udhëtojmë për në Poloni që të shijojmë momentin dhe ndjenjën që të jesh në një turne të tillë, në mesin e 12 ekipeve më të mira të Evropës, por nga ana tjetër edhe të jesh në një nivel ose shkallë më lartë në kualifikime. Përgatitjet kaluan ashtu siç i kishim planifikuar, të gjithë futbollistët janë mirë me shëndet dhe të aftë që ti përgjigjen kësaj sfide. Jemi të përgatitur, në kualifikime e kemi mundur Francën “milionëshe”, ka thënë Milevski.

Më pas seleksionuesi ka folur për ndeshjen e par që Maqedonia e luan me 17 korrik, kur përballë do të ketë Spanjën në KE.

“Ndeshja e parë në kampionat na vë përballë Spanjës, reprezentacion të cilin e dimë se kush është. Futbollistët do të marrin obligime të veçanta, por nuk do ta ndryshojmë lojën e cila ka qenë karakteristike gjatë këtyre kualifikimeve. Spanja me kualitetin që ka është në kreun e futbollit evropian dhe botërorë, ata janë në një epërsi të vogël, por loja ekipore na jep të drejtë që të jemi optimist”, ka përfunduar Milevski.

Maqedonia përveç se me Spanjën, në KE do të përballem me 20 korrik me Serbinë dhe me 23 korrik me Portugalinë. Futbollistët udhëtuan për në Poloni sonte me fluturim çarter. Të përkujtojmë se në mesin e reprezentuesve kemi edhe pesë shqiptarë, Enis Bardhi, Besir Demiri, Mevlan Murtan, Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button