Suomalainen takohet me kryeministrin Zaev: Mbështetje për procesin reformues

Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen takoi sot në Shkup kryeministrin Zoran Zaev dhe e uroi për postin e ri.

“E përshëndes qëllimin e kryeministrit për të udhëhequr një qeveri reformatore e cila do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve”, tha Suomalainen. “Formimi i qeverisë së re është një mundësi për zbatimin e një vargu të gjerë reformash në përputhshmëri me parimet dhe angazhimet e OSBE-së. Besoj se tani është koha për të kapërcyer sfidat dhe për t’u përqendruar në rrugën përpara”, tha Soumalainen.

Ambasadorja Suomalainen njoftoi kryeministrin Zaev mbi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së në Shkup për të mbështetur reformat në kuadër të mandatit të Misionit, respektivisht në fushat e sundimit të së drejtës, policinë, zgjedhjet, administratën publike, lirinë e mediave dhe marrëdhëniet ndëretnike.

“Kam siguruar kryeministrin se shteti mund gjithmonë të llogarit në përkrahjen e familjes më të gjerë të OSBE-së, përfshi Misionin këtu, Zyrën e Kryesuesit, ODIHR-in, Përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave dhe Komisionarin e lartë për pakica kombëtare, për procesin e reformave”, shtoi Suomalainen.

Takimi i sotëm me kryeministrin Zaev ishte takimi i parë nga sërë takimesh të Shefes së Misionit të OSBE-së të planifikuara me qeverinë e re. Takimet synojnë riafirmimin e angazhimit dhe përkrahjes së OSBE-së të institucioneve shtetërore në zbatimin e reformave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button