Tetovë, një polic aksidentohet në qendrën e qytetit

Të mërkurën pas dite rreth orës 16.00, në rrugën e “Ilindenit” ka ndodhur një aksident komunikacioni ku një veturë e tipit “Audi 4”, me targa të Tetovës e drejtuar nga 37-vjeçari me iniciale A.A ka goditur këmbësorin me iniciale A.K, 23 vjeçar, gjithashtu nga Tetova, përndryshe pjesëtar i policisë, njofton gazeta Koha. Këmbësori i lënduar me anë të autoambulancës është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku pas marrjes së ndihmës është mbajtur për kurim të mëtejshëm.

Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po vërtetohet shkaku i këtij aksidenti rrethanat, në të cilat ka ndodhur si dhe të gjitha detajet tjera që ndërlidhen me aksidentin në fjalë. Fillimisht si shkak është mos dhënia e përparësisë së kalimit këmbësorit në vendkalimin e paraparë enkas për këmbësorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button