FT: Katari i ka paguar rreth një miliard dollarë ryshfet Iranit dhe xhihadistëve

Katari i ka paguar Iranit dhe xhihadistëve ryshfet për anëtarët e familjes mbretërore në vlerë prej rreth një miliard dollarë, publikoi “Fajnenshëll Tajms”, duke theksuar se kjo i ka detyruar shtetet arabe në hap dramatik për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Dohan.

Komandantët e grupacioneve të armatosura lokale dhe persona zyrtarë nga rajoni pohojnë se Doha këtë shumë e ka paguar për lirimin e 26 anëtarëve të familjes mbretërore të Katarit, të cilët janë paguar gjatë kohës së gjahut në jug të Irakut, si dhe për 50 militantë të cilët xhihadistët i kanë zënë peng në Siri.

Gazeta thekson se këto para u janë dorëzuar grupit militant sirian të ndërlidhur me Al Kaedën dhe persona zyrtarë nga shërbimi iranian i sigurisë.

“Fajnenshëll Tajms” pohon se rrëmbimi i anëtarëve të familjes mbretërore ka ndodhur në dhjetor të vitit 2015, ndërsa transaksioni është kryer në prill të këtij viti.

Arabia Saudite, Bahreini, EBA, Jemen, Egjipt dhe Maldivet i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe për destabilizim të situatës së Lindjes së Afërt.

“Nëse dëshironi të dini se si Katari i financon xhihadistët, nuk ju duhet asgjë më tepër nga marrëveshja për pagesë të ryshfetit për lirim të pengjeve”, deklaroi një përfaqësues i opozitës siriane, i cili ka qenë ndërmjetës në shkëmbimin e pengjeve me Al Kaeda në Siri. “Dhe, kjo nuk është hera e parë, por një në zinxhirin nga fillimi i luftës”, shtoi ai për gazetën.

“Fajnenshëll tajms” thekson se rreth 700 milionë dollarë u janë paguar iranianëve dhe një grupi militant shiit, i cili e përkrah Teheranin. Përveç kësaj, 200 deri 300 milionë u janë dhënë islamikëve në Siri, kryesisht të grupit Tahrir el Sham, i cili është i ndërlidhur me Al Kaedën.

Sipas informacioneve nga grupet shiite irakiane, të cilat i ka mbështetur Teherani, Irani ka marrë rreth 400 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button