Lavrov: Ndërprerja e lidhjeve me Katarin nuk është çështje e Rusisë

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, deklaroi të hënën se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet disa vendeve arabe dhe Katarit është çështje që iu përket këtyre shteteve dhe se Rusia nuk përzihet në këtë vendim.

“Këto janë shqetësimet e tyre, këto janë marrëdhënie bilaterale. Nuk përzihemi në këto vendime. Edhe pse jemi të dyshuar se po mbështesim të gjitha zhvillimet në botë, ju konfirmoj se në këtë rast nuk është ashtu”, tha Lavrov, transmeton TASS.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe sot kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button