Angellovski dhe Nestorovski: Turqia sfidë e vërtetë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski dhe sulmuesi Ilija Nestorovski në konferencën për shtyp folën për pritjet e tyre para ndeshjes kontrolluese ne Turqinë, të hënën në orën 19:45 në Arenën Nacionale “Filipi i Dytë”  në Shkup.

Buletini shëndetësor te ekipi përfaqësues është në nivel, gjithë futbollistët janë në dispozicion dhe të gatshëm të japin maksimumin në përballjen e nesërme.

“Përfaqësuesja e Turqisë posedon me kualitet dhe mendoj se do të kemi mundësi në mënyrë të vërtetë të testohemi. Pres lojtarët e mi të jenë në nivelin e ndeshjeve paraprake. Duam të mbajmë ritmin e lojës, por edhe rezultateve të fundit. Futbolli luhet për fitore, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese. Na duhet mbështetje, shpresoj në tribuna të ketë sa më shumë tifozë pasi kemi nevojë për ta”, deklaroi Angellovski.

Ilija Nestorovski dëshiron seria e fitoreve të vazhdojë edhe kundër përfaqësueses së 25-të në ranglistën e FIFA-s.

“Çdo ndeshje është me rëndësi për ne, vërtet përgatitemi vërtet mirë. Duam ta vazhdojmë serinë e fitoreve. Shpresoj me fitore kundër Turqisë në mënyrën më të mirë do të paralajmërojmë ndeshjen me Spanjën”, deklaroi Nestorovski.

Ndeshja kontrolluese Maqedonia – Turqia luhet sot (5 qershor 2017), me fillim në ora 19:45 ne stadiumin “Telekom Arena” në Shkup. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button