Ohër, mbi 450 persona morën pjesë në gara të vrapit

Më shumë se 450 persona morën pjesë në vrapin në 5 dhe 10 kilometra si pjesë e manifestimit sportiv dhe zbavitës “Ohri Vrapon”. U vrapua në vendet më atraktive në Ohër, pjesa e vjetër dhe bregu i liqenit. Organizatorët vlerësojnë se ngjarja është edhe promovim i mirë turistik për qytetin në të ardhmen, njofton Alsat-M.

Në manifestim morën pjesë edhe qytetarë nga vende tjera të Maqedonisë. Gara kishte edhe karakter rekreativ, por atyre që të parët arritën në cak iu ndanë dhurata simbolike në para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button